Orkestra e Odës së Manastirit mbajti koncert mbresëlënës në Shkup, ndër të ftuarit ishte edhe ministrja e Kulturës  

од admin_kult

 Në Operën dhe Baletin Nacional të Shkupit, Orkestra e Odës së Manastirit mbajti koncert mbresëlënës me hitet e përjetshëm, të quajtur “MTV 80’s & ’90 The Greatest Hits!” kurse ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska – Stojçevska, së bashku me pjesën tjetër të audiencës shijoi tingujt e tyre.

Të gjithë i kujtojmë ditët kur MTV ishte dritare drejt një bote të re dhe të pafundme muzike dhe emocionesh. Në ato kohë, çdo akord, çdo varg barte grimcë rinie dhe energjie që shënoi ato dekada.

Duke pasur parasysh rëndësinë e muzikës së asaj periudhe, Orkestra e Odës së Manastirit përgatiti projektin mbresëlënës ” MTV 80’s & 90’s The Greatest Hits “, i cili për herë të parë u shfaq nga Qendra për Kulturë – Manastir më 14 shtator 2023 kurse biletat për koncertin u shitën për vetëm tre orë. Tingujt e mrekullueshëm të hiteve më të mëdha të viteve ’80 dhe ’90 u gjallëruan në skenë falë Orkestrës së Odës të Manastirit, duke përcjellë magjinë e atyre kohërave. Vitet 80 dhe 90 të MTV-së nuk ishin vetëm një periudhë muzikore – ishte një epokë që përcaktoi të ardhmen.

Pas koncertit të mrekullueshëm, i cili u mbajt në sallën e mbushur plot në Qendrën e Kulturës – Manastir, Orkestra Odës së Manastirit vendosi që publiku i Shkupit të shijojë performancat e tyre kësaj radhe.

Me mbi 100 pjesëmarrës, duke përfshirë 10 interpretues (vendas dhe të huaj), orkestër të plotë, kor pop rock dhe kërcimtarë baleti nga Opera dhe Baleti Nacional, të pranishmit patën mundësinë të shijojnë hitet më të mëdha të Tina Tarnerit, Uitnej Hjuston, Majkëll Xhekson, Sher, Aerosmit, Riki Martin, Allana Majlls, Çaka Kan, Madona dhe shumë të tjerë.

“Gjithmonë gëzohem pa masë kur ndodhin ngjarje kulturore në vend dhe më gëzon veçanërisht interesimi i qytetarëve tanë për atë që kanë për të treguar interpretuesit tanë. Dhe ky koncert është konfirmim i cilësisë së artistëve tanë dhe i kultivimit të kulturës në tokën tonë. Shpresoj që edhe në të ardhmen, si edhe më parë, Orkestra e Odës së Manastirit të përjetojë suksese të mëdha në vend, por edhe jashtë kufijve”, theksoi Kostadinovska – Stojçevska , pas përfundimit të koncertit .

Koncerti i Odës dhe Orkestrës së Manastirit, i quajtur “MTV 80’s & 90’s The Greatest Hits!” u përcoll me duartrokitje të mëdha nga publiku.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе