Kostadinovska-Stojçevska: Me 30 milionë denarë, rindërtohet kulmi i BKU-së “Sh. Klimenti i Ohrit”

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska ka inspektuar punimet e rinovimit të konstruksionit të kulmit të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare “Shën Kliment Ohridski” në Shkup. Në dy muajt e fundit, tre nga pesë kubikët ekzistues të strukturës së çatisë së pjesës së vjetër të ndërtesës janë duke u rindërtuar në mënyrë aktive.

„Për këtë rindërtim të nevojshëm të një prej institucioneve më të rëndësishme për shkencën dhe kulturën në vendin tonë, Ministria e Kulturës deri më tani ka ndarë rreth 30 milionë denarë. Aktivitetet po zhvillohen sipas planit dhe deri më tani janë realizuar më shumë se 50 për qind nga mjetet e miratuara, gjegjësisht 16.827.443,00 denarë”, tha ministrja Kostadinovska-Stojçevska.

Gjatë inspektimit, drejtori i BKU-së, Rahmetula Kuqi, dhe ministrja Kostadinovska-Stojçevska diskutuan edhe për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet ky institucion, objekti i të cilit është kryevepër arkitekturore e njërit prej arkitektëve më të rëndësishëm maqedonas, të sapo ndjerit Petar Mulichkovski. Sivjet simbolikisht me vdekjen e tij dhe fillimin e rikonstruksionit të objektit të vjetër të BKU-së ka kaluar saktësisht gjysmë shekulli nga vënia në përdorim zyrtar.

Ministrja Kostadinovska-Stojçevska dhe drejtori Kuqi theksuan neglizhimin shumë dekadash të paarsyeshëm të këtij thesari ynë më të madh të dijes dhe shprehën përkushtimet e tyre të përbashkëta në të ardhmen, por edhe kënaqësinë reciproke që një praktikë e tillë tashmë po i përket së kaluarës. Këtë e vërteton edhe përmirësimi i kushteve të punës për punonjësit, si dhe interesimi i disa kompanive dhe përfaqësive diplomatike me reputacion vendas për të kontribuar në rikthimin e shkëlqimit të këtij institucioni kyç në fushën e kulturës dhe arsimit.

Drejtori Kuqi përditësoi nevojën për rritjen e numrit të stafit profesional, si dhe nevojën për blerjen e pajisjeve të reja moderne në Qendrën për Dixhitalizim në BKU, të nevojshme për edukimin dhe ngritjen e njohurive të gjeneratave të reja të përdoruesve.

Ministrja e Kulturës theksoi edhe një herë përkushtimin e saj që ky institucion monumental dhe domethënës, i cili është edhe një nga institucionet e para të themeluara me vendimin e ASNOM-it në vitin 1944, të rifitojë shkëlqimin e tij dhe të bëhet vendtakim për studentët e  rinj e përparimtarë, hulumtues dhe aktorë kulturorë.

„Ne jemi këtu për të përmirësuar të tashmen në këtë institucion, një institucion që mund të na ofrojë pamjen më të saktë dhe më të mirë drejt një të ardhmeje më të ndritshme përmes njohurive të tij, përmes gjithë përvojës dhe pasurisë kulturore dhe historike që është grumbulluar në depot e këtij institucioni, biblioteka jonë më e madhe”, theksoi Ministrja Kostadinovska-Stojçevska.

Realizimi i projektit për rikonstruksionin e plotë të kulmit, i cili në këtë fazë shtrihet në gjithsej 1070 metra katrorë, si dhe blloqet 3 dhe 5 të objektit të BKU-së “Sh. Kliment Ohridski”, vazhdon edhe vitin e ardhshëm.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе