Ekspozitë e fotografive të vjetra të Ohrit

од admin_kult

Në Kinematekën e Maqedonisë së Veriut sonte (25 tetor) në ora 19:00 do të hapet ekspozita e fotografive të vjetra „Ohri 1940-45”.

Autori i ekspozitës, Robert Jankuloski, shpjegon se kjo është një mundësi e rallë rrallë për të parë fotografi të Ohrit të realizuara në periudhën 1940-1945 nga fotografi Jonçe Pop Stefanija (1915, Ohër – 1983, Ohër).

– Fotografitë janë përpunuar nga negativët origjinal, në letër arkivore dhe janë nga koleksioni i Qendrës Maqedonase për Fotografi. Në suaza të këtij projekti janë pastruar, ripaketuar, digjitalizuar dhe restauruar në mënyrë digjitale 1025 negativë (6×6 cm) nga koleksioni fotografik i Jonçe Pop Stefanisë. Gjithashtu ekspozitës i është bërë  version dixhital, i cili i bën këto fotografi të disponueshme në mbarë botën – shton Jankuloski.

Ekspozita financohet nga Ministria e Kulturës si pjesë e Programit Vjetor për vitin 2022.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе