Kostadinovska-Stojçevska: 14 milionë euro për cilësi, inovacion dhe kreativitet në projektet me interes nacional për kulturën në vitin 2024

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, në konferencën e sotme për media me rastin e rezultateve të konkurseve vjetore për mbështetjen e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2024, theksoi se këtë vit një milion e gjysmë euro më shumë se buxheti i vitit të kaluar është ndarë për këtë qëllim.
Mjetet e përgjithshme të dedikuara për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2024 arrijnë në 867 milionë e 600 mijë denarë ose 14 milionë euro”, informoi ministrja Kostadinovska-Stojçevska.

Ministrja e Kulturës bëri të ditur se këtë vit janë pranuar 3132 aplikime, nga të cilat 313 janë refuzuar pas kontrollit administrativ për shkak të regjistrimit në veprimtari të papërshtatshme, dokumentacionit të paplotë, e në disa raste në vend të dokumentit është bashkangjitur fletë e zbrazur. Për këto arsye, ajo përshëndeti çdo vendim të anëtarëve të komisionit, të cilët, siç tha ajo, mbështetën pa hezitim projekte që i vlerësuan si “shkëndiza kreative”.

Kostadinovska-Stojçevska informoi se cilësia, inovacioni dhe kreativiteti janë prioritetet kryesore për çdo aktivitet në kulturë për vitin 2024 dhe se këtë vit projektet nga industritë kreative janë pjesë e programit vjetor, për të cilin është hapur linjë e re buxhetore.
“Në pjesën më të madhe të 26 projekteve të paraqitura në këtë program, komisioni njohu projekte që sipas tyre i kalojnë kufijtë dhe ofrojnë perspektiva të ndryshme në industritë kreative”, tha ministrja e Kulturës.

Duke iu referuar rezultateve të programit vjetor, ministrja tha se është e kënaqur me mbështetjen e autorëve të rinj, dramaturgëve, regjisorëve, emrave të rinj dhe të dëshmuar të autorëve si dhe mbështetjen e projekteve që shkojnë në drejtim të demetropolitizimit të kulturës.
Ministria e Kulturës në vazhdimësi kujdeset për ruajtjen e vlerave themelore të kulturës maqedonase dhe për këtë arsye në vitin 2024 në kuadër të Programit Vjetor përkrahen jubile dhe përvjetorë të rëndësishëm si 100 vjet nga themelimi i Muzeut të parë Arkeologjik, 80 vjet nga themelimi i BNU “Shën Klimenti i Ohrit”, 80 vjet Filarmonia, 75 vjet “Tanec”, 20 vjet nga vdekja tragjike e presidentit Boris Trajkovski. Do të nderojmë edhe kujtimet e të mëdhenjve: Gane Todorovski, Petre M. Andreevski, Tomo Vladimirski, Vangel Koxhoman, Vangel Naumovski…

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore mbetet në prioritetet e politikave kulturore të Ministrisë së Kulturës dhe Kostadinovska-Stojçevska listoi disa nga projektet kapitale në këtë fushë.
“Vazhdon mbrojtja e menjëhershme e Akuaduktit të Shkupit dhe Kishës së Shën Virgjëreshës në Manastirin e Leshokut; konservimi i Shën Gjergjit në Kurbinovë dhe i Pallatit të Niazi Beut në Resnjë; mbrojtjen dhe realizimin e menjëhershëm të projektit për konservimin dhe restaurimin e kishës së Fjetjes së Shën Mërisë në Mateç; projekti për gjendjen e kishës së Fjetjes së Shën Mërisë në manastirin e Treskavecit; adaptimi i shkollës së vjetër në Lubojnë në Qendër për promovimin e gjuhës maqedonase, si dhe mbrojtjen dhe konservimin e trashëgimisë kulturore të Llazar Liçenoskit”, tha Kostadinovska-Stojçevska.

Në fushën e investimeve vazhdon financimi për Teatrin Turk, Teatrin dhe Bibliotekën në Tetovë, Teatrin e Kumanovës, rindërtimin e Muzeut të Maqedonisë së Veriut, rikonstruksionin, renovimin dhe përshtatjen e objektit të ish-kinemasë “Partizan” pranë IN Teatri Kombëtar Manastir në qendër multifunksionale, rikonstruksion me përmirësim dhe zgjerim të godinës së Sallës Universale.

Në lidhje me afirmimin ndërkombëtar të kulturës maqedonase, mbështeten projekte nga disa aktivitete, autorë dhe artistë me reputacion të konfirmuar, si dhe artistë të rinj të talentuar. Në prezantimin e programit, Kostadinovska-Stojçevska përmendi disa nga prioritetet në aktivitetin ndërkombëtar, si: projektet për realizim në vendet kryesuese të Bashkimit Evropian, në qytete – kryeqytete kulturore evropiane; projekte që shërbejnë për promovimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në; projekte për thellimin e bashkëpunimit me diasporën; projekte për bashkëpunim dhe lidhje rajonale.
Në fund të fjalës së saj, Kostadinovska-Stojçevska uroi realizimin e suksesshëm të projekteve nga programi vjetor për vitin 2024.

Rezultatet e konkursit publikohen në faqen e Ministrisë së Kulturës:
Rezultatet e konkursit vjetor për financimin e projekteve me interes nacional në fusha të veçanta dhe aktivitete kulturore për vitin 2024 – Ministria e Kulturës (kultura.gov.mk)

Linku nga konferenca për media e Ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska:
https://youtube.com/live/FOmlq4IC2P4

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе