Koncert i Filarmonisë me violinistin dhe dirigjentin Sergej Krillov

од admin_kult

Filarmonia lajmëron koncertin “Ezoteria”, i cili do të mbahet të enjten (11 prill) me fillim nga ora 20:00, në të cilin do të performojë si violinist dhe dirigjent i famshmi Sergei Krillov.

Së bashku me Krillovin (1970), i cili konsiderohet si një nga violinistët më të talentuar të brezit të tij dhe prej kohësh është krijuar si dirigjent, Orkestra Filarmonike do të interpretojë vepra të: Sergej Prokofjev, Maks Bruh dhe Luduig van Betoven.

Nga Filarmonia Nacionale bëjnë të ditur se koncerti “Ezoteri” do të sjellë program kompleks dhe një mënyrë unike të punës, me artistin mjeshtëror siç është Krillovi, që rrallë e dëgjojmë në skenën tonë muzikore.

“Sergej Krillov (1970, Moskë) konsiderohet si një nga violinistët më të talentuar të brezit të tij. Ai tashmë është i afirmuar si dirigjent, dhe pozicioni i tij si drejtor i Orkestrës së Odës Lituaneze, me të cilën merr rregullisht rolin e dyfishtë të solistit dhe dirigjentit, është veçanërisht i rëndësishëm në karrierën e tij”, njofton Filarmonia.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе