Festivali i Filmit Grek mbyllet në Kinotekë me shfaqjen e filmit “Gruaja Vrasëse/Fonisa”

од admin_kult

Me shfaqjen e filmit të shkurtër i animuar “Pamje nga ballkoni” të Aris Kaplanidis dhe filmit “Gruaja vrasëse/Fonisa” e Eva Natenës, në orët e mbrëmjes në Kinotekë në Shkupit do të mbyllet edicioni i katërt i Festivalit të Filmit Grek.

Festivali është bashkëorganizuar nga Ambasada e Greqisë në Shkup, Zyra për Diplomaci Publike dhe Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Kinenova”. Hyrja është falas.

Festivali i filmit grek shfaqet edhe në Manastir, ku në mbrëmje në kinemanë “Manaki” do të shfaqet filmi me metrazh të shkurtër “Bjuti” i Tanos Liberopulos dhe më pas filmi “I padukshëm” i Dimitri Atanitis. Në Manastir, Festivali do të mbyllet nesër në mbrëmje, me shfaqjen e filmave “Heshtja e peshkut që po vdes” nga Vasilis Kekatos dhe “Nuk dua të jem i pahijshëm, por duhet të flasim seriozisht” të Jorgos Georgopulos.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе