Në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup filloi xhirimet e filmit të metrazhit të shkurtër “Nitamu nivamu/Turbo-net” me skenar dhe regji të Nadezhda Panova, në produksion të “Pirej Film”.
Në ekpiën e aktorëve bëjnë pjesë: Katina Ivanova, Valentina Gramosli, Sonja Mihajlova, Sasho Tasevski, Isidor Jovanovski, Ilija Volçeski, Ivana Pavlakoviq, Igor Trpçevski, Petar Stojanov, Nadica Dojkoska, Petar Gorko dhe Mateo Matevski.
Premiera e filmit, që është bashkëprodhim maqedonas-zviceran dhe është mbështetur nga Agjencia e Filmit dhe Fondi i Filmit “Cineforum” nga Gjeneva, është planifikuar për në pranverë.