Ka ndërruar jetë poetja dhe përkthyesja e njohur nga gjuha shqipe në maqedonisht, Lindita Ahmeti. E lindur në vitin 1973 në Prizren, Ahmeti u shkollua në Fakultetin Filozofik në Shkup, ku edhe jetonte.
Poezitë e saj janë botuar në shumë revista në shqip dhe maqedonisht. Ka botuar disa përmbledhje me poezi në gjuhën shqipe, ndër të cilat përmbledhjet: “Mjedra dhe bluz”, “Ishulli Adular”, “Bozhilak” etj.
Në gjuhën maqedonase janë botuar përmbledhjet me poezi: “Hëna e gurtë”, “Ëndrra e kaltër”, “Thirrja në prill”, “Monedhat e së nesërmes”. Veprat e saj u përkthyen në bullgarisht dhe polonisht. Ajo është fituese e çmimit “11 Tetori” për vitin 2022.