In memoriam: Ndëroi jetë filologu,shkenëctari letrar dhe profesor Atanas Vangelov

од admin_kult

Më moshën 74 vjeçare ndëroi jetë filologu,shkencëtari letrar dhe profesor dr. Atanas Vangelov.

Telegramë ngushëllimi deri tek familja e dr.Atanas Vangelov,dërgoi edhe ministrja e Kulturës Irena Stefoska.

“Nga skena kulturore maqedonase u largua një person i gjithanshëm,një shkencëtar letrar me përkushtim të lartë,kontrubiti i të cilit në afirmimin e gjuhës dhe kulturës maqedonase do të mbetet si vlerë e përhershme për gjeneratat e ardhshme.Emri i tij në historinë tonë kulturore do të lidhet përgjithmonë me hulumtimet e thella shkencore mbi mendimin monumental artistik dhe shkencor të Blazhe Koneskit.Sidomos në vitin kur kremtojmë 100 vite nga lindja e themeluesit dhe njërit nga kodifikuesit e gjuhës letrare moderne maqedonase,Vangelov na dhuroi studime të çmuara,të cilat mbeten në tradhëgiminë e përhershme të kulturës maqedonase”,thuhet në telegramën ngushëlluese.

Vangelov lindi në Bogdanci,më 6 shkurt të vitit 1946.Përfundoi Fakultetin Filologjik në Shkup,ku poashtu doktoroi në temë “Figurat semantike në lirikën popullore maqedonase”.

Ishte veprimtar i shquar shoqëror,ambasador i Republikës së Maqedonisë në Republikën e Hungarisë,deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë,deputet në Këshillin e Evropës,drejtor i Arkivit Shtetëror të Maqedonisë.

Ka qenë dekan dhe prodekan i Fakultetit Filologjik “Blazhe Koneski” në Shkup,udhëheqës dhe profesor shumëvjeçar universitar i lëndës “Teoria e letërsisë” në Katedrën e letërsisë maqedonase dhe letërsisë sllave të jugët.Ka qenë lektor dhe mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë maqedonase në INALKO pranë Universitetit “Sorbon” në Paris.

Ka qenë kryetar i Këshillit të “Mbrëmjeve Strugane të Poezisë” dhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë.

Është autor i librave të shumtë,përfshirë botimet më të fundit:Biografia lirike e Koneskit (studim,2020) dhe Kritika filologjike e Koneskit (studim,2021).Është fitues i çmimeve:”Luftëtari i ri”,”Vëllezërit Miladinovci”,”Bozhodar Nastev”,”Dimitar Mitrev,”Grogor Prliçev”,”11 Tetori”.

 

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе