Gjatë festës së Vasilicës u zhvillua tradita shekullore me Xholomarët në rajonin e Tikveshit

од admin_kult

Xholomarët, të cilët përfaqësojnë pasurinë dhe trashëgiminë kulturore etnografike të rajonit të Tikveshit, këtë fundjavë, në festën fetare ortodokse të Vasilicës apo Vitin e Ri të Vjetër, respektuan traditën shumëvjeçare të këtyre trevave.

Përfaqësuesi i grupit të Xholomarëve nga fshati Begnishtë, Ordanço Lazarov, në deklaratë për MIA, theksoi rëndësinë e kësaj tradite shumëshekullore, e cila, siç theksoi, paraqet një atraksion të vërtetë kudo që shfaqen.

-Xholomariteti mbahet dhe kultivohet në Begnishtë si sytë e ballit. Ajo trashëgohet nga gjyshi te nipi. Ata maskohen nga anëtarët më të rinj tek ata më të vjetër të gjinisë mashkullore. Me kapele leshi dhe mjekra të gjata, gunga kashte, lypës e shkopinj, fytyra të nxira nga bloza e furrave, të cilat mbahen dhe kalohen si thesar dhe trashëgimi familjare – nënvizoi Lazarov.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе