Kostadinovska-Stojçevska: Apeloj që të gjithë deputetët të votojnë Ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase

од admin_kult

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, në paraqitjen e sotme si mysafire në programin e mëngjesit të radiotelevizionit maqedonas, “Maqedonia në mëngjes”, edhe një herë apeloi që projektligji për përdorimin e gjuhës maqedonase të jetë në rend dite të Kuvendit sa më parë dhe të votohet nga deputetët e të gjitha grupeve parlamentare.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, ajo sqaroi rëndësinë e miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase si kornizë ligjore për rregullimin, zhvillimin dhe përdorimin e drejtë të gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj cirilik, diçka që jemi të obliguar ta bëjmë.

“Me miratimin e Ligjit do të krijohen mekanizma për përdorimin e drejtë të tij, pastaj në çdo institucion që punon me dokumente dalëse do të punësohet një lektor dhe do të formohet Inspektorat për monitorimin e përdorimit të drejtë të gjuhës maqedonase”, tha ministrja e Kulturës.

Ajo përkujtoi se javën e kaluar është miratuar leximi i dytë i projektligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase, i cili tashmë është diskutuar në disa debate dhe emisione publike. Ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska tregoi se në seancën e komisionit janë miratuar 27 amendamente ndërsa për amendamentet që janë refuzuar, përfshirë edhe kërkesën për përfshirjen e termit “maqedonistika” në ligj, ajo sqaroi se nuk është ligj për shkencën e gjuhën por për Ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase.

“Maqedonistika përfshin letërsinë, kulturën, folklorin, kështu që ne besojmë se ky ligj, me të cilin jemi të përqendruar rreptësishtë në promovimin e përdorimit të gjuhës maqedonase, nuk duhet të zgjerohet dhe të ngarkohet me çështje të tjera në lidhje me gjuhën”, tha Kostadinovska -Stojçevska.

Kostadinovska-Stojçevska në programin e mëngjesit “Maqedonia në mëngjes” sqaroi se nga ky ligj burojnë disa nisma, si bursimin e kuadrove në të gjitha nivelet e arsimit të lartë si dhe rritja e fondit të mësimeve në gjuhën maqedonase. Gjithashtu, përmes këtij ligji, krijohen kushte për rregullimin e ligjeve tjera të ndërlidhura si dhe për miratimin e Strategjisë nacionale për gjuhën maqedonase.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе