Filmi maqedonas „Mimi“ hap 21. „Sinedejs“

од admin_kult

Nën moton „Nga lartë më mirë shihet“ më 7 korrik do të fillojë edicioni i 21 i festivalit të filmit evropian „Sinedejs“.

Organizatorët e festivalit informuan që edicioni i këtij viti do të përmbajë më shumë se 50 filma, ndërsa „Sinedejs“ do të hapet me filmin maqedonas „Mimi“ me regji të Darijan Pejovski.

Filmi është në koproduksion të Shkupi Film Studio me Maxima film nga Kroacia dhe Giggling goat production nga Mali i Zi dhe është i bërë me mbështetje nga Agjencia e filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, HAVC- Qendra audiovizuele e Kroacisë dhe Qendra e Filmit të Malit të Zi.

Festivali I filmit i këtij viti „Sinedejs“ do të mbahet në disa lokacione në Shkup-  në kulmin e GTC, në kinemanë Park MKC, kinemaja Frosina, kinemaja verore e Kinematekës dhe në kinemanë „Milenium“. Ofron kinematografi vendase në selekcione të ndryshme, siç janë programi SEE, Gala programi, MK Kratki, si dhe OFF program të pasur të lidhur me industrinë e filmit maqedonas.

Më 14 korrik, në ditën e fundit të „Sinedejs“ do të mbahet premiera e „Nuk do të jesh vetëm“ me regji të Goran Stollevski.   

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе