Fillon kinemaja udhëtuese e „MakeDoks“

од admin_kult

Kinemaja udhëtuese e „MakeDoks“ që do të mbahet në dy pjesë fillon sot, më 18 korrik, udhëtimin e saj të trembëdhjetë. Pjesa e parë, e cila do të zgjasë deri më 24 korrik, do të realizohet në rajonin e Strumicës, ndërsa pjesa e dytë do të realizohet në shtator në rajonin e Prespës.

Nga „MakeDox” bëjnë me dije se shfaqjet do të mbahen sot në fshatin Piperevë, pas së cilës kinemaja udhëtuese do të vazhdojë nesër në Veljusë, pastaj në Monospitovë – 21 korrik, në Bosilovë – 22 korrik dhe në Gabrovo – 23 korrik. Të gjitha shfaqjet janë falas dhe fillojnë në orën 21:00.

Në suaza të Kinemasë Udhëtuese do të mbahet sesioni i parë i gjeneratës së katërt të shkollës për dokumentarë të rinj „DokuNikulci”.

Realizimi i kinemasë udhëtuese është mbështetur nga Agjencia e Filmit, Fondacioni Kombëtar për Demokraci nga Uashingtoni dhe komunat e Strumicës, Bosilovës dhe Vasilevës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе