Eventi përfundimtar në projektin: „Mbështetja e iniciativave të udhëhequra nga të rinjtë për mbrojtje dhe zhvillim të qëndrueshëm të trashëgimisë Botërore të UNESKO Liqeni i Ohrit“

од admin_kult

Në kishën Sh. Sofija në Ohër, dje u mbajt eventi përfundimtar për projektin „Mbështetja e iniciativave të udhëhequra nga të rinjtë për mbrojtje dhe zhvillim të qëndrueshëm të trashëgimisë Botërore të UNESKO Liqeni i Ohrit“.

Në event, u prezentuan projekte të përpiluara nga nxënësit e shkollave të mesme të Ohrit, SHMO „Shën Kliment Ohridski“, EMUC „Shën Naum Ohridski“,OUTU „Vanço Pitosheski dhe SHMPK„ Shën Kirili dhe Metodi“….

Projekti financohet nga Programi për pjesëmarrje në UNESKO për vitet 2020-2021, ndërsa u zbatua nga ana e Qendrës për resurset e mjedisit jetësor (REC)-Maqedonia e Veriut nga korriku i vitit 2021.

Aktivitetet kishin për qëllim nxitjen e aktiviteteve të të rinjve për tu përmirësuar ndërgjegjësimi, dija dhe kapaciteti i nxënësve nga shkollat e mesme në rajonin e Ohrit në mënyrë që të njohin, pranojnë dhe mbrojnë karakteristikat e shkëlqyera të rajonit të tyre.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе