Koncerti „Мanfred“ me violonisten japoneze Sajaka Shoxhi në Filarmoni

од admin_kult

Orkestri i Filarmonisë do të mbaj sonte koncertin „Manfred“ në të cilin si soliste do të performojë violinistja Sajaka Shoxhi. Dirigjenti Gabriel Bebeshellea, ndërsa në program përfshihen veprat e Johanes Brams dhe të L.V Betoven.

Ngritja e Sajaka Shoxhi filloi në vitin 1999, pasi fitoi çmimin e parë në konkursin më të rëndësishëm të violinës – „Paganini“në Genova,Itali. Menjëherë pastaj nis bashkëpunimi i saj i suksesshem me disa nga dirigjentët botëror-Zubin Mehta,Lorin Mazel,Sejmon Biçkov,Juri Temirkanov dhe shumë të tjerë. Veçantia e saj artistike dhe repertoari i gjerë i larmishëm i mundëson të performojë me një sërë orkestrash të njohura si Orkestra Simfonike e Londrës, Filarmonia e Berlinit, Filarmonia e Nju Jorkut, Orkestra e Akademisë Kombëtare të Santa Çeçilija, Filarmonia Çeke….

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе