Është shpallur strip konkurs ndërkombëtar

од admin_kult

Strip-qendra e Maqedonisë me seli në Veles ka shpallur konkursin tradicional ndërkombëtar të stripit. Ky konkurs është pjesë integrale e aktiviteteve të sallonit tradicional të 21-të ndërkombëtar të stripeve “Veles 2024”, financuar nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Velesit.

Sipas propozimeve, të drejtën e pjesëmarrjes kanë të gjithë autorët nga e gjithë bota, pa dallim gjinie dhe moshe, dhe tema e stripit është e lire. Çdo autor mund të marrë pjesë vetëm me një strip. Ekziston përjashtim për skenaristët, ku një skenarist lejohet të shkruajë  skenar për më shumë stripe.

Stripet e autorëve maqedonas preferohet të jenë në gjuhën maqedonase dhe shkrimin cirilik. Afati i fundit për dërgim është 1 gusht 2024.

Më shumë informacione rreth konkursit mund të merrni në Strip-Qendren të Maqedonisë në adresën e mëposhtme të emailit: stripkonkurs@gmail.com

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе