Promovimi i veprave franceze të përkthyera në gjuhën maqedonase, “Idis” nga Robert Badenter dhe “Qëndisja” nga Marxhan Satrapi

од admin_kult

Në Institutin Francez në Shkup nesër (15 shkurt) në ora 18:00 do të mbahet promovimi i përkthimeve në gjuhën maqedonase të veprave “Idis” të Robert Badenterit dhe “Qëndisja” nga Marxhan Satrapi.

Organizatorë të promovimit të këtyre veprave janë Instituti Francez në Shkup dhe shtëpitë botuese “Ili-Ili” dhe “Bunker”. “Idis” i Robert Badenterit është përkthyer nga Gzime Starova, botim i Shtëpisë Botuese “Ili-ili”, ndërsa “Qëndisja” e Marxhan Satrapit është përkthyer nga Joana Haxhi-Lega Hristoska, botimi i shtëpisë botuese “Bunker””.

Ngjarja do të mbahet në gjuhën maqedonase, ndërsa sipas njoftimit do ta hapë drejtori i Institutit Francez në Shkup dhe këshilltari për kulturë dhe bashkëpunim, Igo Beshtel.

Përfaqësues nga të dyja shtëpitë botuese, si dhe përkthyes do të trajtojnë dilemat dhe sfidat e përkthimit në fushën e botimeve.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе