Në Qendrën Kulturore-infromative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë,Shqipëri sonte (1 qershor) në ora 19 do të hapet ekspozita e fotografit të njohur shqiptarë Muhamet Kërpaçi.
Ekspozita, në këtë qendër kulturore që është kthyer në një nga vendet më të njohura për artistët dhe për qytetarët e të dy shteteve fqinje, do të shoqërohet me muzikën klasike të performancës së trios „Аperto“.