Zëvendësministri Luçi në vizitë në muzeun „Тroja“

од admin_kult

Zëvendësministri i Kulturës Daim Luçi, në suaza të vizitës së punës në qytetin e Çanakalasë, R. e Turqisë, vizitoi muzeun „Тrоја“ që gjendet në hyrje të qytetit të lashtë të Trojës ku janë të ekspozuara gjetjet e qytetit antik dhe që është në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESKO.

Gjatë vizitës Luçi realizoi takim me drejtorin e muzeut, Ridvan Gollçuk, ku të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe shprehën gatishmëri për bashkëpunim të ardhshëm në fushën e veprimtarisë muzeale ndërmjet dy shteteve.

Muzeu „Тroja“ është fitues i çmimit special për Muzeu Evropian i vitit në vitin 2020, si dhe i çmimit special i Akademisë së Muzeut  Evropian për 2020/2021, që është muzeu i parë turk që ka marrë çmime më prestigjoze të muzeut në Evropë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе