Në Qendrën Kulturore dhe Informative Maqedonase në Tiranë, këtë fundjavë u hap ekspozita e pikturave të artistes Tanja Maneva, e titulluar “Ngjyrat e shpirtit”, së bashku me të ftuarit e saj Stella Rustemaj nga Tirana dhe Dragana Pajkoviq Dodig nga Beogradi.
Në kuadër të programit të QIK-ut të Maqedonisë në Tiranë, më 3 maj, Teatri Shqiptar nga Shkupi do të jetë mysafir në teatrin “ArTurbina” me shfaqjen “Mishi i egër” nga Goran Stefanovski me regji të Martin Koçovskit.