Ekspozita “110 vjet nga lindja e artistes Lena Stefanova (1913 – 1991)” do të hapet sot (20 dhjetor) në orën 12:00 në Galerinë Nacionale – objekti Çifte Hamamit.
Lena Stefanova zë një vend themelor dhe të dalluar në historinë e artit figurativ bashkëkohor maqedonas. Nga Galeria Nacionale thonë se Stefanova ka një rol të madh në kulturën e artit si artistja e parë në artin bashkëkohor maqedonas, por edhe se ka pak tekste të shkruara dhe studime analitike kushtuar jetës dhe veprës së saj.
Stefanova u shkollua në shkollën prestigjioze franceze në Shkup dhe gjatë studimeve vizitoi studion e Ollga Benson (1924 – 1928) ku fitoi përvojat e para artistike. Ajo u bë anëtare e Shoqatës së Artistëve Figurativ të Maqedonisë (SHAFM) që nga themelimi i saj në vitin 1945 dhe mori pjesë në të gjitha ekspozitat më të rëndësishme grupore së bashku me themeluesit e artit bashkëkohor maqedonas – Liçenoski, Martinovski, Vlladimirski, Koxhoman, Bellogaski etj.
Ekspozita në Çifte Hamam do të zgjasë deri në shkurt të vitit 2024.