Në Dibër u mbajt festivali për fëmijë “Radika fest 2023”.

од admin_kult

Në Qendrën për Kulturë në Dibër u mbajt edicioni i 14-të i Festivalit të këngëve argëtuese për fëmijë në gjuhën maqedonase “Radika fest 2023”.

Në Festival u interpretuan 16 kompozime të reja origjinale, ku performuan fëmijët nga Dibra dhe rrethina e Dibrës, Qendra Zhupa, Mavrova dhe Rostusha, Struga dhe Ohri.

Para sallës së mbushur me njerëz, fjalën përshëndetëse mbajti e Zinçe Mimidinoski, drejtor i Festivalit, i cili të pranishmëve u uroi momente të këndshme dhe shumë sukses. Festivalin e shpalli të hapur kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka.

Komisioni i ekspertëve shpalli fituese të Festivalit Nadija Nuredinoska nga fshati i Dibrës, Kosovrasti i Poshtëm, e cila performoi me këngën “Megi e gazmuar”. Çmimi për vokalisten më të mirë i takoi Sanija Islamoska nga Labunishta, për interpretimin më të mirë skenik çmimin Hamze, Esra, Nela dhe Xhansu nga Qendra Zhupa dhe çmimi për debutuesen më të mirë Ameli Fejzuli nga fshati Velebrdo, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës.

Mysafirë të Festivalit ishin seksioni folklorik nga shkolla fillore komunale e Rostushës dhe seksioni letrar nga shkolla e mesme nga Zhirovnica.

Festivali për fëmijë “Radika fest 2023” u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Qendrës së Kulturës – Dibër dhe komunave Dibër, Qendër Zhupë dhe Mavrovë dhe Rostushë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе