Kostadinovska-Stojçevska: Fusha është gati, muajin e ardhshëm do të fillojë përshtatja e shkollës në Lubojnë

од admin_kult

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, sot ka takuar drejtoreshën e Institutit dhe Muzeut – Manastir, Meri Stojanova, me të cilën ka biseduar për aktivitetet aktuale lidhur me rindërtimin dhe përshtatjen e shkollës së vjetër “Dimitar Vllahov”, në fshati Lubojnë, në Qendrën për promovimin e gjuhës maqedonase.

Në takim u përcaktuan aktivitetet që do të vijojnë pas përfundimit të procedurës së tenderit, e cila është në vazhdim. Terreni është gati, tha ministrja e kulturës Kostadinovska-Stojçevska, dhe muajin e ardhshëm mund të fillojë renovimi i shkollës së vjetër.

“Kemi arritur që projektin për objektin e vjetër, themelin e identitetit kulturor dhe nacional maqedonas ta sjellim në fazën e realizimit. Siguruam 32,8 milionë denarë në dy vitet e ardhshme, për ndërtimin e plotë të Qendrës për promovimin e gjuhës maqedonase”, tha ministrja e Kulturës.

Është duke u zhvilluar faza e fundit para fillimit të punimeve, konkretisht tenderi për kontraktor, pas përfundimit të të cilit, në janar do të nisin punimet ndërtimore. Paraprakisht, institucioni kompetent IN Enti për mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe muzeut – Manastir, ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, gjegjësisht është përgatitur Raporti gjeodezik dhe Projekti urbanistik-arkitekturor, pastaj koncepti dhe projekti bazë, për të cilin ka marrë miratimin e konservimit nga Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе