Ekspozita e Diana Tomiq – Radevska në Strugë

од admin_kult

“Një pamje ndryshe e albumit” titullohet ekspozita e Diana Tomiq – Radevska, e cila do të hapet në mbrëmje në muzeun “Doktor Nikolla Nezlobinski” në Strugë, në organizim të Qendrës së Kulturës Vllezërit Miladinovci.

– Ekspozita i kushtohet familjes sime – duke u kthyer në qytetin e të parëve të mi, ku paraqet një rrëfim historik intim, thotë autorja Tomiq – Radevska. Ajo shton se koleksionin e fotove të vjetra familjare, e plotësojnë analitikisht historitë që trajtojnë një kohë, një popull, një histori.

– Koha është e pandalshme, por e pikëzuar nga mendimet. Fotografitë të printuara në mënyrë dixhitale, vendosen në njëra-tjetrën, me fletë grafike, me vizatime dhe me video, si koncept-dokument dhe hulumtim. Me vendosjen e kësaj ekspozite ndërdisiplinore dhe “në vend”, duke shfrytëzuar pjesët e shtëpisë dhe fasadën e muzeut “Doktor Nikola Nezlobinski”, që në të kaluarën i përkiste gjyshit tim nga nëna, Nestorovit, e kompletoj konceptin, thotë Tomiq – Radevska.

Diana Tomiq – Radevska (1961) është artiste dhe dizajnere multimediale. Punon në grafikë, vizatim, pikturë, art-instalim, art-video dhe dizajnere. I kushtohet grafikës dhe përmes teknikave klasike i jep një këndvështrim tjetër artit të grafikës, duke eksperimentuar me teknika të ndryshme në monotip dhe objekt-grafikë. Ajo ka realizuar ekspozita të shumta grupore dhe solo, dhe qëndrime në studio nëpër botë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе