Ekspozita e artistit Slavço Spirovski në QIK të Maqedonisë në Zagreb, Kroaci

од admin_kult

Mbrëmë në Qendrën Kulturore dhe Informative të Maqedonisë në Zagreb është hapur ekspozita e pavarur “Këndi i iluzionit të paketimit” të skulptorit Sllavço Spirovskit, informojnë nga Shoqata për kulturë dhe art “KulturOp”.

Drejtoresha e Qendrës, Natalija Popovska, në hapje tha se është veçanërisht e lumtur që arti konceptual i Spirovskit përmbyllin ciklin e vitit të ekspozitave që përfaqësojnë artin maqedonas në kryeqytetin kroat me ndihmën e Ministrisë së Kulturës.

Në fjalën promovuese me rastin e hapjes së ekspozitës (të cilën e lexoi gazetari i Radios maqedonase Toni Cifrovski), kuratori i Galerisë Kombëtare, Goranço Gjorgjievski, ndër të tjera nënvizon: “Vepra e Sllavço Spirovskit është hulumtim dhe eksperimentim i vazhdueshëm, në fushën e skulpturës, mjedisit dhe multimedias bazuar në traditën vetjake botërore dhe historinë personale.

Ekspozita mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Qendra Kulturore dhe Informative e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zagreb.

Sllavço Spirovski ka diplomuar në vitin 2006 në Fakultetin e Arteve të Bukura në Shkup, në degën pedagogjike, dega skulpturë në klasën e profesor Stanko Pavleskit, si student i gjeneratës 1998-2002. Përveç në vend, Spirovski ekspozon në mënyrë të pavarur në Berlin, Nju Jork, Sofje, Zagreb, Ai gjithashtu merr pjesë në një numër të madh ekspozitash grupore në Maqedoni, Serbi, Bullgari, Kosovë, Kroaci, Liban, Itali.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе