Edicioni jubilarë i njëzetë i Festivalit Ndërkombëtar të Dramës Antike “Stobi”

од admin_kult

Me shfaqjen “Antigona” nga Zhan Anuj dhe ide dhe fragmente të Sofokliut, Roj Hen dhe Aleksander Morfov, me regji të Aleksandër Morfov dhe në produksion nga Teatri Dramatik “Ivan Radoev” nga Pleveni, i Bullgarisë, në skenën e madhe “Petre Prliçko”, të hënën (2 tetor 2023) në orën 20:00, Teatri i Velesit do të nisë edicionin jubilarë të njëzetë të Festivalit Ndërkombëtar të Dramës Antike “Stobi”.

Në kuadër të Festivalit, i cili sivjet do të mbahet nën moton “Manifestet e reja”, në programin zyrtar dhe shoqërues do të ketë nëntë shfaqje të teatrove nga Serbia, Turqia, Bullgaria, Kazakistani, Greqia dhe produksione teatrore maqedonase,  ku interesi i tyre është drama antike dhe narativet bashkëkohore.

Gjatë Festivalit do të mbahen tre ekspozita fotografike dhe multimediale, do të mbahen katër punëtori, do të mbahet panel diskutimi dhe do të mbahet tryezë e rrumbullakët për secilën shfaqje në përzgjedhjen zyrtare. Në kuadër të Festivalit do të promovohet edicioni i tretë i botimit tradicional të festivalit.

Tradicionalisht do të ndahen katër çmime ndërkombëtare çmimi për rolin më të mirë femëror, çmimi për rolin më të mirë mashkullor, çmimi për regjinë më të mirë dhe “Grand Pri” e Festivalit.

Edicioni i njëzetë i IFAD “Stobi”, i cili do të zgjasë deri më 20 tetor, realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе