Edicioni i nëntëmbëdhjetë i “Natës së Bardhë”

од admin_kult

Nesër, më 30 shtator, në disa lokacione nëpër Shkup do të mbahet edicioni i 19-të i manifestimit kulturor “Nata e Bardhë”. Vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë koncerte muzikore, ekspozita, shfaqje, dhe lexime poezish.

Manifestimi qendror do të mbahet në hapësirën përballë “Porta Maqedonia”, ku shkupjanet  do të kenë mundësinë të shijojnë kompozimet e maestros Kire Kostov, të interpretuara nga Andrijana Janevska, Nade Talevska, Dani Dimitrovska dhe Llambe Allabakovski të shoqëruara nga orkestra e Big Band, nën dirigjimin e Ljupço Mirkovskit, pasuar me shou të veçantë vizual me hartën 3D të Portës. Do t’i paraprijë edhe rok koncerti  nga shkolla e muzikës “Enterprajz”.

Edicioni i parë i “Kampanjës muzikore të tetorit” do të jetë në “Shkolka”, në parkun e qytetit, ku do të performojnë grupi “Pedro Horizonte”, bendi Stefan Petanovski, bendi Zanadu, bendi Dimish dhe DJ-të Rasta Gërll, Çarli dhe Jaska.

Në QTQ, nga ana tjetër, do të mund të shihet ekspozita “Lojërat dhe ëndrrat” të Shoqatës së Artistëve Figurativ, dhe në Fakultetin e Arteve Dramatike do të mund të shikohen disa shfaqje teatrale, si dhe program filmi dhe muzike. Në sheshin “Filipi i Dytë” disa shoqata kulturore dhe artistike do të performojnë valle tradicionale maqedonase.

Në Kinotekën e Maqedonisë do të mund të shikohen të arriturat filmike dhe muzikore maqedonase, ndërsa në galerinë “Osten” do të shfaqët ekspozita “E drejta e hapësirave publike” nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Dizajnit të Universitetit “Amerikan Kolegj”. Në “Kapan an” do të shfaqet projekti “Nikeja”, me Sllave Dimitrov dhe Vesna Gjinovska-Ilkova, ndërsa në Shtëpinë e Kulturës “Koço Racin” do të vendoset ekspozita “Kultura në kuti” nga bërthama kulturore “Dominium”.

“Skopje Fashion Festival” do të mbahet në klubin e natës “Pjur (Pure)”, ku do të promovohen  disenjatorët e modës si Ivana Knez, Gjorgje Bashareviq, si dhe Boshko dhe Cece T.

Programin do ta pasurojnë edhe institucionet kulturore Qendra Kulturore dhe Informative – Shkup, Qendra Kulturore për Fëmijë “Karposh”, Muzeu i Qytetit të Shkupit, Muzeu i Artit Bashkëkohor, Biblioteka “Vëllezërit Milladinovci”, IN Galeria Nacionale, IN Muzeu i luftës maqedonase dhe pavarësisë dhe IN Teatri Turk. Të gjitha ngjarjet janë të hapura dhe janë falas për vizitorët.

Programin e edicionit vjetor të “Natës së Bardhë” mund ta shikoni në: www.univerzalna.com.mk/belanok

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе