Teatri i Kumanovës, me shfaqjen “Drama e humbur në kohë” mbrëmë ishte mysafir në skenën e Teatrit Dramatik në Loveç, R. Bullgaria.
Shfaqja “Drama e humbur në kohë” me regji të Vladlen Aleksandrov është bazuar në tekstin e Sashko Nasev. Në rolet luajnë Keti Doncevska Ilic dhe Goran Ilic. Vizualizimi është i Emil Paçkovskit, ndërsa video është i Nikolla Popovskit. Skenografia është e Krsto Bogojevskit, kostumet e Keti Paunovska Stevkovska, ndërsa dramaturgja është Simona Toskiq.
Vizita e Teatrit të Kumanovës është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes këtyre dy institucioneve kulturore që planifikojnë edhe projekte të tjera interesante në të ardhmen.