Ekspozita dhe koncerti i artistëve maqedonas në Sozopol

од admin_kult

Qendra Kulturo-Informative e Republikës së Maqedonisë Veriore merr pjesë me dy manifestime kulturore në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar Frankofoni “Solej” që mbahet për të njëmbëdhjetë herë në qytetin turistik Sozopol, në bregun e Detit të Zi në R. Bullgaria.

Liri?!”, titullohet ekspozita që do të hapet të dielën, më 5 qershor 2022 në Galerinë e Arteve të Qytetit në Sozopol. Në ekspozitën, e cila do të zgjasë deri më 20 qershor, do të shfaqen vepra të artistëve bashkëkohorë maqedonas dhe bullgarë: Bedi Ibrahim, Jovan Shumkovski, Katerina Despot, Perica Georgiev – Pepsi, Srdjan Mikic, Marjana Ivanova, Zoran Mishe, Ivo Pecov, Pavel Celkoski, Marjan. Dingarov, Georgi Jankov, Nina Ruseva, Svilen Stefanov, Vasil Kolev dhe Marija Aleksieva.

Koncerti i Trios Academico, Zlatka Miteva-flaut, Branko Pavlovski-klarinetë dhe Natasha Trbojevic-piano, të gjithë profesorë nga Fakulteti i Muzikës në Shtip, do të realizohet të njëjtën ditë me fillim nga ora 20:30 në Muzeun Arkeologjik në Sozopol. Programi përfshin vepra të Evazen, Cavalini, Jankovski, Zaninelli, Schmidt dhe Saint-Saens.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе