“Festivali i Shekspirit në Manastir” sonte vazhdon me shfaqjet e aktorëve nga Italia e cila do të prezantojë dy vepra arti para publikut në Manastir,monodramë dhe balet.
Aktorja Karolina Pagani do të interpretojë monodramën “Hamletelia”,projekt për të cilin autori përgatiti tekstin dhe regjinë, por edhe skenografinë dhe kostumografi. – Aktorja Pagani në “Festivalin e Shekspirit në Manastir”,prezanton teatrin e saj si dhe kinemanë Bareti. Monodrama e saj do të shfaqet në skenë nga Qendra për Kulturë në Manastir. Mbrëmja me artistët italianë do të përfundoj në skenën “Blagoj Stefanovski-Bage”,me baletin “Romeo dhe Zhuljeta, orët e fundit” të përgatitur nga Ina Broek dhe Valter Mateini, në të cilin do të performojnë tetë artistë, theksuan nga Teatri Popullor në Manastir, nikoqir dhe organizator i festivalit.
Edicioni i fundit “Festivali i Shekspirit në Manastir” përfundon nesër në mbrëmje me shfaqjen e aktorëve bullgar të Teatrit Dramë-Kukullash “Ivan Radoev” nga Pleveni i cili do të interpretojë shfaqjen “Hamleti” të William Shakespeare në regji nga Ovanes Torosjan.