Aktivitet i pasur koncertale e pianistit Dino Imeri

од admin_kult

Dino Imeri, një nga pianistët më të mirë maqedonas, do ta përmbyll vitin e koncerteve me disa projekte kreative në skenën vendore dhe ndërkombëtare.

Projekti i parë i pianistit maqedonas, të cilin kritika jorastësisht e quan “magjistari i pianos”, do të realizohet më 16 tetor, kur së bashku me tenorin Mihaillo Arsenski do të performojnë në ceremoninë e hapjes së “Lyrës së Artë”, në organizim të Lidhjes së artistëve muzikorë të Maqedonisë. Në kuadër të programit do të interpretohen vepra nga periudha të ndryshme muzikore, të kompozitorëve si Klod Debusi apo Riçard Shtraus, si dhe vepra të kompozitorëve maqedonas Todor Skallovski, Trajko Prokopiev dhe Tomisllav Zografski.

Me rastin e përvjetorit – 30 vjet të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe – më 25 tetor, Imeri do të mbajë  koncert në Londër, në Kolegjin Mbretëror të Muzikës, ku do të performojë si solist i pianos, por edhe së bashku me pianistin kroat  shumë të çmuar Vedran Janjanin, me interpretimin e veprave të autorëve maqedonas, si dhe vepra të Gustav Holst, Sergej Rahmaninof dhe Vitold Lutosllavski. Ngjarja organizohet nga Ambasada e RMV-së në Londër, dhe do të realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Më 19 nëntor, Imeri do të mbajë recital solo në Zagreb të Kroacisë në Arkivin shtetëror ku do të luajë instrumentin historik “Pleyel” të vitit 1924, i cili ishte në pronësi të Svetislav Stançiç, babai i pedagogjisë kroate të pianos. Koncerti është pjesë e ciklit “Pleyel Svetislava Stančiča” kurse Imeri do të interpretojë vepra nga De Falla, Mompu, Ravel, Bize-Horovic. Organizator i manifestimit është organizata artistike “Cristoforium”, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore dhe Informative të RMV-së në Zagreb.

“Muzika dhe poezia – një mbrëmje me muzikën e Shopenit” titullohet projekti që do të realizohet më 4 dhjetor në sallën e kamerës së Filarmonisë në Shkup, ku Imeri, si solist i pianos, do të performojë me dirigjenten maqedonase Dijana Imeri-Ilkoska. Në kuadër të programit tërheqës zanor-poetik, do të mbahet koncerti për piano dhe orkestër nr. 2 në F- mol dhe vepra të tjera të romantikut të famshëm Frederih Shopen. Veprimtaria mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Ambasada e Republikës së Polonisë në RSM.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе