Në përputhje me nenin 4-a të Ligjit për çmimet shtetërore dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për çmimet shtetërore (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 52/06 dhe 54/07), me çmimin “23 Tetori” jepet mirënjohja më e lartë për realizimet shumëvjeçare në fushën e shkencës,kulturës,arsimmit dhe trashëgimisë kulturore-historike të Republikës së Maqedonisë.
Në vit mund të ndahen më së shumti deri më pesë çmime.
Çmimin shtetëror e ndan Komisioni për ndarjen e çmimit shtetëror “23 Tetori” i përbërë prej një kryetari dhe 12 anëtarë, icili shpall konkurs dhe miraton vendim për ndarjen e çmimit.
Konkursi zgjat prej 1 deri më 30 prill.
Çmimi shtetëror dorëzohet në Kuvendin e RM më 23 tetor- Dita e luftës revolucionare maqedonase.
Çmimi shtetëror “23 Tetori” për herë të parë është ndarë në vitin 2007.