Ministria e kulturës Irena Stefoska sot realizoi takim me ambasadoren e SHBA-së në Rebublikën e Maqedonisë së Veriut, Kejt Mari Bërnz.

Në takim ministria Stefoska dhe ambasadorja Bërnz  theksuan lidhjet tradicionale të mira kulturore në mes të dy vendeve dhe shprehen kënaqësi nga bashëpunimi i suksesshëm i deritanishëm në mes Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës së SHBA-së në vendin tonë, e cila karakterizohet me realizimin e një numri të madh të projekteve nga të gjitha fushat e kulturës.

Ministria Stefoska shprehu falenderim për mbështetjen e madhe nga SHBA-ja veçanërisht në pjesën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe ndarjen e ndimave grand amerikane për restaurimin dhe konzervimin e përmendoreve të kulturës. Nga viti 2001, nga fondi i ambasadorëve janë ndarë 1.4 milion dollar për realizimin e 15 projekteve me të cilat janë kryer konzervimi dhe restaurimi i përmendoreve të njohura të kulturës në vendin tonë.

Në kontekst me bashkëpunimin është theksuar që ka një numër të madh të artistive nga SHBA-ja të cilët prezantohen në festivale të njohura në vendin tonë dhe për artistët maqedonas nga rëndësia e veçantë është bashkëpunimi në prezantimin e tyre në Qendrën Kulturore Maqedonase në Nju Jork. Në takim u diskutua dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit përmes shkëmbimit më të madh të ekspertëve, artistëve dhe projekteve, veçanërisht në sferën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Stefoska dhe Bërnz e përshëndetën funksionimin afatgjatë të këndeve amerikane në Shkup, Manastir, Shtip, Strugë dhe në Tetovë.

Ambasadorja Bërnz shprehu kënaqësi që kjo qeveri e ka vendosur kulturën lartë në agjendën e saj dhe shprehu gatishmëri për SHBA-në për ndihmë eksperte në proceset reformuese në Ministrinë e Kulturës.
Të dyja bashkëbisedueset shprehën bindjen që partneriteti maqedonas-amerikan edhe më tutje do të paraqes shembuj inspirues për bashkpunimin e suksesshëm në përfitim të kulturës dhe vlerave të saj.