Sot, Ministrja e Kulturës Irena Stefoska ishte në vizitë pune në Veles ku i vizitoi institucionet në fushën e kulturës të këtij qyteti.

Në Qendrën Kulturore “Jordan Haxhi Konstantinov-Xhini”, Stefoska u takua me Sasho Dimoskin, u.d drejtor i një nga institucioneve më të vjetra teatrale, Teatrit të Velesit.

Në takim u diskutua për problemet aktuale, të cilat janë në proces të zgjidhjes, dhe që kanë të bëjnë me funksionimin normal të objektit.

Ministrja e Kulturës, Stefoska kishte takime me u.d drejtorët e Muzeut Kombëtar dhe Bibliotekës Lokale “Goce Delçev”, Marin Klifov dhe Gordana Vaskoska.

Në takim, ministrja e kulturës u njoh me gjendjen aktuale dhe problemet me të cilat përballen këto institucione, si dhe me aktivitetet për realizimin e projekteve në kushte pandemie.

Në kuadër të vizitës së saj në Veles, Stefoska vizitoi Kompleksin Memorial Muze në Gorno Vranovci, i cili është shpallur Monument Kulturor.

Në vitin 1944, në fshatin Gorno Vranovci ishin të vendosur organet më të larta shtetërore dhe politike si: Presidiumi i ASNOM, Shtabi i Përgjithshëm i Luftës Nacionalçlirimtare dhe Çetës Partizane të Maqedonisë, Komiteti Qendror i PKM, Bordi nismëtar i Frontit Çlirimtar të Popullit , Bordi Kryesor i URÇP,Bordi nismëtar i AFZH-së.Në  Gorno Vranovci, ministrja e kulturës vizitoi gjithashtu xhaminë, e cila për partizanët e lënduar në vitin 1944 ishte spital kryesor.

Stefoska vizitoi gjithashtu përmendoren monumentale “Oshuri Memorial”,vendpushimin e përjetshëm të poetit Kosta Solev Racin dhe qindra luftëtarëve të tjerë nga Lufta Nacionalçlirimtare e Velesit. Monumenti, i ndërtuar në vitin 1979, është vepër e arkitektit Savo Subotin dhe skulptorit akademik Ljubomir Denkoviç nga Novi Sad, ndërsa në brendinë e kompleksit gjendet mozaiku më i madh në vend, vepër e piktorit akademik Petar Mazev.

Falë kujdesit të Muzeut Kombëtar të Velesit, këto monumente nga Lufta Nacionalçlirimtare janë në gjendje të shkëlqyeshme. Ata janë shembull, tha Stefoska, se si duhet të kujdesemi për trashëgiminë tonë kulturore.