Poeti dhe përkthyesi letrar Zoran Ançevski është fitues i çmimit „Vëllezërit Miladinovci”, që e ndajnë „Mbrëmjet Strugane të poezisë” për përmbledhjen më të mirë poetike të botuar mes dy edicioneve të festivalit.
Ançevski është fitues i çmimit për përmbledhjen e tij më të re poetike „Busullat e hutuara”, botuar në edicionin „Poeza” të shtëpisë botuese „Ili-ili”. Fitues i kësaj mirënjohjeje më të lartë për herë të dytë, pasi fitoi çmimin „Vëllezërit Miladinovci” në vitin 2018″ për përmbledhjen me poezi „Pantomima Qiellore”
Zoran Ançevski (1954) është poet, profesor universiteti dhe eseist. Ka botuar nëntë përmbledhje me poezi, të cilat janë vlerësuar brenda dhe jashtë vendit, si çmimi „Fjala studentore” për librin më të mirë debutues („Udhëtim nëpër imazhe të thyera”, 1984) dhe çmimi ndërkombëtar „Xhakomo Leopardi” në Itali (2004). Ka botuar edhe ese, kritika dhe studime mbi teorinë e letërsisë.