Teatri Dramës Shkup me shfaqjen „Karmen” merr pjesë në festivalin RUTA në Kroaci

од admin_kult

Teatri dramës Shkup do të marrë pjesë në festivalin RUTA me monodramën „Karmen” të premten, më 12 gusht. Vizitat e anëtarëve të Unionit Rajonal të Teatrove me shfaqjet e tyre realizohen me shfaqje në skenën e hapur të festivalit të Brionit në Kroaci. Nikoqir i edicionit veror i RUTA është Teatri Ulisis.

Programi i festivalit të Brionit është në suaza të projektit teatro-muzikor të ekipit të aktorit të njohur Rade Sherbexhija, ku performojnë kompani të famshme teatrore dhe muzikantë nga dhjetëra vende.

Pjesëmarrja e Biljana Dragiceviq Projkovska me monodramën „Karmen” është shfaqja e tretë ndërkombëtare e Teatrit të Dramës me këtë shfaqje, pas vizitave në festivalin RUTA në Sarajevë dhe verës kulturore maqedonase në Shqipëri.

Edicioni i vjeshtës i festivalit RUTA do të mbahet në Shkup, në organizim të Teatrit të Dramës nga 14 deri më 20 tetor. Publiku maqedonas gjatë javës së festivalit të shfaqjeve do të ketë mundësinë të shikojë gjashtë shfaqje nga teatrot kryesore të rajonit, anëtarë të Unionit rajonal të teatrove – RUTA.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе