Zëvendësministri i Kulturës Daim Luçi ka takuar sot ambasadorin e Republikës së Argjentinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje, Alfredo Nestor Atanasof.
Zëvendësministri Luçi, duke i uruar mirëseardhjen ambasadorit Atanasof, shprehu pritjen që bashkëpunimi i suksesshëm dhe trendi pozitiv i zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve mike do të reflektohen edhe në fushën e kulturës.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që në periudhën e ardhshme të punohet intensivisht në avancimin e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve me nënshkrimin e dokumenteve dypalëshe. U diskutua edhe për mundësitë e shkëmbimit të artistëve argjentinas dhe maqedonas në ngjarje dhe festivale kulturore.