Zëvendësministri i Kulturës Daim Luçi këtë fundjavë në Mavrovë dhe Rostushë mori pjesë në diskutimin kushtuar zhvillimit social dhe ekonomik të zonës së Radikës.
Në aktivitetin, i cili ishte pjesë e projektit pilot për mbrojtjen e vlerave të peizazhit dhe rigjenerimin e fshatrave, u diskutuan nismat me projekte specifike për zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të këtij rajoni.
Ky diskutim i rëndësishëm u organizua nga organizata italiane-maqedonase “Terra Mia” nga Pieve Di Soligo (Trevizo), Republika e Italisë.