Zëvendës ministri Luçi në hapjen e ekspozitës së Kardullës në QKI maqedonase-Tiranë dhe takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës

од admin_kult

Të ftuar të shumtë nga Tirana, nga jeta publike dhe kulturore, diplomatë nga disa vende, nga Gjermania, Japonia, Britania e Madhe, nga Franca u mblodhën të premten mbrëma në Qendrën Kulturore-Informative Maqedonase në Tiranë në hapjen e ekspozitës së Zoran Kardullës.

Ekspozitën e hapën zëvendës ministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Daim Luçi, ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, Danço Markovski, si dhe drejtori i QIK-Tiranë, Zlatko Origjanski.

Në hapje, zëvendësministri Luci vuri në dukje se ringjallja dhe promovimi i vlerave artistike dhe kulturore jashtë vendit, mbetet një nga angazhimet e Ministrisë së Kulturës.

Veprat e Zoran Kardulës, një prej artistëve më me renome, bashkëkohorë maqedonas, dizajner grafiku, i cili prej 20 vitesh po tërheq publikun me estetikën dhe aktualitetin e tij, morën konfirmim të ri për vlerën e tyre, e cila u shfaq në reagimet e publikut. Specialiteti, llokumi krushevar dhe atmosfera me DJ Uzun Baba ishin pjesë e autenticitetit të mbrëmjes, për të cilën u përkujdesën drejtori i QIK maqedonase, Zlatko Origjanski dhe artisti Kardulla. Ekspozita do të jetë e hapur në muajt e ardhshëm.

Në suaza të vizitës së tij të punës në Tiranë, zëvendës ministri Luci, përveç koleges së tij, zëvendës ministres së Kulturës së Shqipërisë, Meri Kumbe, u takua edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në takim, që  ishte miqësor dhe konstruktiv, u diskutua për koordinimin e aktiviteteve rinore dhe kulturore, si dhe për krijimin e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe rinisë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе