Me promovimin e librave “Radio” dhe “Ritmi i çrregullt” të autorit Ljupço Jolevski, fillon edicioni i shtatë i festivalit ndërkombëtar “Xhaz Faktori Festival”, i cili do të mbahet nga 3 deri më 6 prill në Manastir.
Sipas organizatorëve, në kuadër të festivalit do të mbahen nëntë koncerte dhe pesë ngjarje kulturore përcjellëse.
Koncertin e parë do ta mbajnë “Julia Siedll Trio” nga Austria dhe “Nikolas Gardel Trio” nga Franca, ndërsa para publikut në Manastir do të performojnë “Goce Micanov Trio” dhe mysafirë nga Polonia, Greqia dhe Serbia. Në ditën e fundit do të mbahet punëtoria e kitarës së Ivica Jordanovit, theksoi Maretiq.
Sipas programit, në festival do të ndahet çmimi “Goce Dimitrovski” për muzikantin e ri më të mirë të xhazit në vitin 2023.
Festivali organizohet nën përkujdesjen e Komunës së Manastirit në partneritet me Teatrin Kombëtar të Manastirit , dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës së Kulturës në Manastir.