Vllatko Stefakonvski, për herë të parë në Tiranë

од admin_kult

Vllatko Stefanovski, legjenda,botërore dhe e jona në mbrëmjen e së shtunës, për herë të parë në karierën e tij të pasur performoi në Tiranë,Shqipëri.

Në skenë, autori virtuoz dhe gitarist, në stilin e tij original solli tinguj të përkryer etno,rok,pop dhe xhez, në shoqërim të të birit Jan Stefanovski-  bateri dhe Ivan Kukiq- në bas. Ndërsa për gjithçka para dhe pas performancës, për koordinimin dhe ndërthurjen e të gjithë segmenteve të rëndësishme për tu servuar „haviari” i skenës muzikore maqedonase, respektivisht për të gjithë të „padukshmen” qëndron maestro i madh, Zllatko Origjanski- drejtori i qendrës Kulturore-informative maqedonase në Tiranë.

Ai së bashku me Denis Bizhga, drejtor i ,,Albania guitar festival“  mundësuan këtë koncert të parë të Vllatko Stefanovski me renome botërore në Tiranë, që sigurisht do të shënohet si datë historike për kulturën e të dy shteteve. 

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе