Vllatko Stefanovski, legjenda,botërore dhe e jona në mbrëmjen e së shtunës, për herë të parë në karierën e tij të pasur performoi në Tiranë,Shqipëri.
Në skenë, autori virtuoz dhe gitarist, në stilin e tij original solli tinguj të përkryer etno,rok,pop dhe xhez, në shoqërim të të birit Jan Stefanovski- bateri dhe Ivan Kukiq- në bas. Ndërsa për gjithçka para dhe pas performancës, për koordinimin dhe ndërthurjen e të gjithë segmenteve të rëndësishme për tu servuar „haviari” i skenës muzikore maqedonase, respektivisht për të gjithë të „padukshmen” qëndron maestro i madh, Zllatko Origjanski- drejtori i qendrës Kulturore-informative maqedonase në Tiranë.
Ai së bashku me Denis Bizhga, drejtor i ,,Albania guitar festival“ mundësuan këtë koncert të parë të Vllatko Stefanovski me renome botërore në Tiranë, që sigurisht do të shënohet si datë historike për kulturën e të dy shteteve.