Edicioni i 63-të i festivalit “Vera e Ohrit” mbyllet më 20 gusht me hit-shfaqjen “Gënjeshtra” nga Florijan Zeller, me regji të Nikolla Llukës dhe interpretim nga Teatri Dramatik i Beogradit.
Shfaqja do të luhet në skenën e Teatrit Antik në Ohër me fillim nga ora 21:00.
Kasti përbëhet nga Millosh Bikoviq, Tamara Krçunoviq, Miodrag Radoniq dhe Jellisaveta Teodosiq. Dramaturg është Stasha Bajaç, skenograf është Llazar Bodrozha kurse kostumografe është Liljana Petroviq.
Shfaqja nuk është e rekomanduar për fëmijë nën 13 vjeç.