THIRRJA PUBLIKE E UNIONIT EVROPIAN PËR ÇMIMIN E RI EVROPIAN BAUHAUS 2023

од admin_kult

“Bauhaus i ri evropian” (New European Bauhaus) përfaqëson një ftesë të hapur nga Bashkimi Evropian për të marrë pjesë në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët, e cila përmes një qasjeje ndërsektoriale, përfshirë artin, që do të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm urban, ekonomik dhe social në harmoni me natyrën dhe mbrojtjen e mjedisit. Nisma, e cila filloi të zbatohet në fund të vitit 2020 si një projekt mjedisor, ekonomik dhe kulturor që synon hartimin e përbashkët të modeleve dhe mënyrave të bashkëjetesës më tërheqëse, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, lidhet me zbatimin e Axhendës së Gjelbër të Bashkimit Evropian dhe vizionin e saj për zhvillimin e mëtejshëm evropian.

Tre vlerat thelbësore të kësaj nisme janë: qëndrueshmëria, estetika dhe gjithëpërfshirja.

Nisma menaxhohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programeve dhe instrumenteve të tij financiare që përfshijnë “Bauhausin e ri evropian” si një element kontekstual dhe/ose prioritet në thirrjet programore të Bashkimit.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian publikon çdo vit një thirrje për “Çmimin e Ri Evropian Bauhaus”.

Thirrja për Çmimin e Ri Evropian Bauhaus” për vitin 2023 është në vazhdim, me një afat kohor deri më 31 janar të vitit 2023 (deri ora 19:00 – sipas kohës së evropës qendrore), dhe për herë të parë aplikantë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Çmimet 2023 përfshijnë katër kategori tematike:

• Përsëri rilidhja me natyrën

• Rindërtimi i ndjenjës së përkatësisë

• Prioriteti i vendeve dhe njerëzve që kanë më shumë nevojë

• Nevoja për të menduar afatgjatë për ciklin jetësor në ekosistemin industrial.

Thirrja parasheh 15 çmime në të holla (15,000 ose 30,000 euro), dymbëdhjetë prej të cilave do të ndahen nga një juri eksperte dhe tre çmime do të ndahen me votim të hapur publik.

Më shumë informacione në lidhje me thirrjen dhe mënyrën e aplikimit mund të gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://prizes.new-european-bauhaus.eu/home

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе