Teatri i Tetovës me premierën „Qytetari fisnik”  nga Molieri

од admin_kult

Aktorët e Teatrit të Tetovës sonte (16 qershor) në skenën e Qendrës së Kulturës “Iljo Anteski-Smok” në Tetovë, do të luajnë premierë shfaqjen „Qytetari fisnik” sipas tekstit të Molierit, me regji të Kushtrim Bekteshit.

– Kjo është premiera e dytë për vitin 2022. Pas premierës, të premten kemi reprizë. Skenografinë e ka bërë Betim Zeqiri, ndërsa kostumografia është e Emira Imerit, ndërsa kompozitori i muzikës në shfaqje është Fatos Lumani. Luajnë aktorë të Teatrit të Tetovës dhe mysafirë nga Teatri i Gostivarit. Kemi edhe këngëtaren soliste Besarta Murtezanin, si dhe katër studentë instrumentistë që do të performojnë drejtpërdrejt gjatë shfaqjes – deklaroi në konferencë për media, Bekim Smaili, drejtor i Teatrit të Tetovës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе