Hulumtime konservuese në kishën “Sh. Gjorgji ”në Kurbinovë

од admin_kult

„Aktivitetet në kishën sh. Gjorgji në f. Kurbinovë, në periudhën e kaluar janë intensifikuar, që krahas punëve për konzervimin e akritekturës, projekt që është nisur vitin e kaluar dhe duhet të mbaroj në fund të këtij viti, zhvillohen edhe hulumtime komservatore të pikturimit të mureve“ informojnë nga Instituti dhe Muzeu Manastir. Nga atje sqarojnë që punimet e koservimit të arkitekurës këtë vit vazhduan me injektimin e tavolinave murale në pjesën e brendshme të objektit, ndërsa për momentin po punohet në konstruksionin e çatisë.

„Pas heqjes së konstruksionit të çatisë ekzistuese do të fillojë vendosja e konstruksinit të ri të çatisë, ashtu siç është parashikuar me projektin konservues“ shtojnë nga indtitucioni përgjegjës.

Shërbimet profsionale të Institutit dhe Muzeut Manastir informojnë që në hulumtimet për përgaditjet e projektit për konservim të pikturimit mural po punohet në partneritet me qendrën Evropiane për përmendoret bizantine dhe post-bizantine në Selanik, që ka siguruar teknologji të përshtatshme bashkëkohore për pjesën më të madhe të hulumtimeve që kryhen në kishë.

„Rezultatet e fiturara nga hulumtimet e reja si dhe pjesë nga hulumtimet konservatore të mëparshme duhet të japin njohuri për gjendjet e mëparshme dhe aktuale të përmendores dhe të japin drejtime për masat dhe metodat konservuese të propozuara që do të jenë pjesë e projektit të Konservimit për pikturimin mural“, theksojnë dhe shtojnë që pas përmbledhjes së të gjitha materialeve dhe konceptimeve të këtij projekti konservues, i njejti do të dërgohet për ekspertizë profesionale dhe përfundimi i procedurave të nevojshme administrative, që këtë vit do të fillojë faza e parë e konservimit të pikturës murale.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе