Teatri i Dramës viziton Slloveninë me shfaqjen “Firma”

од admin_kult

Teatri i dramës me shfaqjen “Firma” sot (7 shkurt) viziton Lubjanën e Sllovenisë, ku nga data 2 deri më 7 shkurt po mbahet edicioni i tretë slloven i festivalit rajonal teatror RUTA, i organizuar nga Teatri Lokal i Lubjanës.

Shfaqja “Firma” e regjisores Nella Vitoshevic është punuar në Push up 1-3 nga Rolland Shimellfening. Dramaturg është Viktoria Rangellova Petrovska. Skenografia është e Kostantin Trpenoski, mvv.design. Kostumet janë të Roze Trajçevska – Ristoskës, ndërsa zgjedhja e muzikës është e Nella Vitosheviqit.

Premiera e “Firma” ishte në hapjen e festivalit RUTA të organizuar nga Teatri Dramatik Shkup në tetor. Shfaqja deri më tani është luajtur dhjetë herë në skenën vendase dhe kjo vizitë në Teatrin Lokal të Lubjanës është vizita e parë e shfaqjes jashtë vendit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе