Të mërkurën fillon Festivali i teatrove për fëmijë “Igor Maxhirov”

од admin_kult

Nën moton “Çliro imagjinatën tënde”, nga data 27 deri më 30 shtator do të mbahet edicioni i dytë i festivalit ndërkombëtar të teatrit për fëmijë “Igor Maxhirov”, programi i të cilit këtë vit u kushtohet formave të vogla teatrore.

Festivali do të hapet me shfaqjen “Ronja, vajza e grabitësit”, ndërsa në ditët në vijim publiku do të mund të shijojë shfaqjet “Pyll prej këngëve” nga Instituti “Kuskus”, art-produksion nga Lubjana e Sllovenisë; “Muzikantët nga Bremeni” nga Teatri Babec nga Manastiri; “Ky jam unë” nga Teatri “Poko Loko” nga Zagrebi; “Djali me valixhen” nga Teatri i vogël “Dushko Radoviq”; “Pinoku dhe Kësulëkuqja në kërkim të llambës së Aladinit” nën produksionin e Teatrit Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj; “Shtëpia e lumtur” nga mysafiret prej Teatrit të kukullave të qytetit nga Rijeka, Kroaci; “Bambi” nga Teatri për fëmijë dhe të rinj nga Kragujevci dhe shfaqja “ERROR 404”  interpretuar nga “Anxhelles de Trapo” nga Mallaga e Spanjës.

Në festival, përveç çmimit “Grand Pri”, do të ndahen edhe këto çmime, çmimi për regjinë më të mirë, dy çmime për aktorë, çmim për skenografi, çmim për kostumografi dhe çmim special. Juria profesionale përbëhet nga regjisori Tin Grabnar nga Sllovenia, kryetar dhe anëtarë aktori Dragan Dovlev, kryetar aktual i Këshillit të festivalit dhe Milivoje Mllagjenoviq, ekspert i teatrit dhe ish-drejtor i “Sterin Teatër”. Risi për këtë vit është se do të prezantohet juri e përbërë nga fëmijët, e cila do të ketë për detyrë të vlerësojë dhe të shpërblejë interpretimin më të mirë të Festivalit sipas dëshirës së saj.

Ndërsa, këtë vit Festivali “Igor Maxhirov” fillon bashkëpunim edhe me Fakultetin e Arteve Dramatike, ku do të mbahet punëtoria e teatrit të kukullave për studentë, aktorë dhe regjisorë tashmë të diplomuar, të cilin do ta udhëheq aktorja dhe regjisorja Tamara Kuçinoviq, profesoreshë e teatrit të kukullave nga Fakulteti i Arteve Dramatike në Osijek, Kroaci. Në kuadër të Festivalit do të jetë edhe punëtoria e dedikuar për fëmijë dhe mësues, me temë “Teatri i kukullave”, me regjisor Davor Dragojeviq nga Podgorica e Malit të Zi.

Shfaqjet e festivalit, i cili realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, do të jepet në skenat e Teatrit për fëmijë dhe të rinj  “Komedia”, MNT, Teatri shqiptar për fëmijë dhe të rinj.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе