Ekspozita retrospektive e Mile Korubinit në Çifte Hamam

од admin_kult

Në Galerinë Nacionale të Maqedonisë së Veriut – objekti Çifte Hamam më 28 shtator (e enjte) në orën 20:00 do të hapet ekspozita retrospektive-jubilare e Mile Korubin (1922 – 2000).

Nxitja për organizimin e homazhit kushtuar Mile Korubinit, piktorit të shquar maqedonas, është përkujtimi i 100-vjetorit të lindjes së tij. Këta përvjetorë janë rastet kryesore përmes të cilave Galeria Nacionale, si institucion që për shtatë dekada e gjysmë kujdeset për ruajtjen dhe mbrojtjen e një pjese të trashëgimisë të tundshme kulturore nga historia e artit të vendit tonë, prezanton në vazhdimësi kryesimet kulturore nacionale dhe arritjet kulturore. Ky vizion parësor, mision dhe funksion pasohet nga përpjekjet për të kujtuar specifikat e veçanta të trashëgimive domethënëse nga puna e artistëve të mëdhenj të pikturës dhe skulpturës moderne maqedonase, përmes përzgjedhjes dhe prezantimit të veprave që gjenden në disa shtete dhe institucione publike nga vendi, si dhe në koleksione private.

Kuratore të ekspozitës janë Maja Nedellkoska Brzanova, kuratore e lartë dhe Maja Qankullovska Mihajllovska, kuratore e lartë. Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 27 tetor 2023.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе