Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska ka uruar mision të suksesshëm diplomatik dhe bashkëpunim intensiv në periudhën e ardhshme në takimin e parë të sotëm me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut në Shkup, Metju Lason.
Në takim u theksuan lidhjet e mira kulturore që janë krijuar në të gjitha aktivitetet kulturore, si dhe u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndërlidhura, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.
Kostadinovska-Stojçevska shprehu shpresën se në një të ardhme të afërt do të rishikohet vendimi për rihapjen e zyrës së Këshillit Britanik në Shkup, me të cilin Ministria e Kulturës ka kultivuar bashkëpunim afatgjatë, veçanërisht në fushën e zhvillimit të industrive kreative.
Ambasadori Lason shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin e deritanishëm në teatër dhe aktivitete artistike, në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe vuri në dukje se komunikimi ndërmjet institucioneve përkatëse duhet të intensifikohet edhe në periudhën e ardhshme.